Politike

Protesta në Divjakë, Kumbaro e shqetësuar për opozitën: Biletaria që shkatërruat ishte financuar nga SHBA

Ministrja tha se edhe protestuesve u vjen turp nga përfaqësimi i opozitës.

5 Dhjetor 2022, 18:15 Nga A.B
Protesta në Divjakë, Kumbaro e shqetësuar për opozitën:
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja Mirela Kumbaro u bëri të ditur opozitës së kanë shkatërruar biletarinë që ishte vendosur në Divjakë, e që ishte e financuar nga SHBA. Nga seanca plenare, ministrja vijoi më tej duke thënë se edhe protestuesve u vjen turp nga përfaqësimi i opozitës.

'Sulmuat bileratinë që ishte financuar nga SHBA. Eshtë liliputizëm politik. Eshtë turp se po flasim për mirëmenaxhim. Pak më shumë respekt duhet të ketë për protestën, edhe protestës i vjen turp nga ju. Silleni pa din e imam. Protestës i vjen turp nga ju, po aq sa i vjen turp kur flisni kundër Europës, kundër Macron. Dita e nesërme është historike, për Shqipërinë dhe për BE. '- tha Kumbaro.

mirela kumbaro seance plenare 5 dhjetor 2022

Sondazh

Poll