Politike

Samiti i 6 dhjetorit në Tiranë, presidenti rumun Klaus Iohannis mbërrin në Tiranë

Sipas njoftimit të zyrës për shtyp të presidencës rumune, thuhet se Iohannis do të ketë takime të niveleve të larta të cilat shihen si një mundësi për të përsëritur angazhimet e përbashkëta me BE.

5 Dhjetor 2022, 18:42 Nga d.a.
Samiti i 6 dhjetorit në Tiranë, presidenti rumun Klaus Iohannis
Klaus Iohannis

TIRANË- Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis ka mbërritur pak minuta më parë në Tiranë ku pritet që nesër të marrë pjesë në Samitit  Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor.

Sipas njoftimit të zyrës për shtyp të presidencës rumune, thuhet se Iohannis do të ketë takime të niveleve të larta të cilat shihen si një mundësi për të përsëritur angazhimet e përbashkëta me BE.

“Takimi i nivelit të lartë do të jetë një mundësi e re për të përsëritur angazhimet e ndërsjella midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për procesin e integrimit evropian, si dhe avancimin e bashkëpunimit politik në kuadër të menaxhimit të pasojave të luftës në Ukrainë. Pjesëmarrës në takimin e samitit do të jenë edhe zyrtarë të institucioneve financiare ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Iohannis do të paraqesë qëndrimin e Rumanisë për mbështetjen e avancimit të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian bazuar në meritat e kandidatëve.

klaus iohannis samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll