Politike

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, mbërrin në Tiranë presidentja Vjosa Osmani, e pret ministrja Spiropali

Kjo e fundit ka mbërritur në Tiranë për të përfaqësuar Kosovën në samitin e nesërm mes liderëve të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

5 Dhjetor 2022, 18:16 Nga k.m.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, mbërrin në Tiranë presidentja
Elisa Spiropali dhe Vjosa Osmani

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka pritur mbrëmjen e sotme presidentën e Kosovës, Vjosa Osmanin. Kjo e fundit ka mbërritur në Tiranë për të përfaqësuar Kosovën në samitin e nesërm mes liderëve të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

"Në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, mirëprita sonte Presidenten e Republikës së Kosovës, Znj.Vjosa Osmani,"-shkruan Spiropali në postimin e saj, ndërsa ka ndarë edhe poza nga takimi me kolegen e saj. 

POSTIMI I PLOTË:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elisa Spiropali (@elisa.spiropali)

E gjitha, gati për nesër pasi aktiviteti nis në orën 10:15, me mbërritjen e delegacioneve dhe pritjen zyrtare. Në orën 11:45 është planifikuar fotoja zyrtare. Në 12:15 programi vijon me seancën plenare dhe drekën e punës dhe në orën 14:30 me konferencën për shtyp. Temat kryesore të diskutimit do të jenë pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, intensifikimi i angazhimit politik, përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe adresimi i sfidave të paraqitura nga migrimi, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

elisa spiropali vjosa osmani samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll