Politike

Ministrja Kumbaro shkon me "të shkoqura" në Kuvend: Kaq duhet të paguani për të hyrë në Karavasta

Duke treguar monedha që i mbante në duar u tregoi të gjithë deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë se aq duhet të paguanin për të hyrë në Parkun kombëtar Divjakë-Karavasta. 

5 Dhjetor 2022, 17:40 Nga k.m.
Ministrja Kumbaro shkon me "të shkoqura" në Kuvend: Kaq
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Kulturës, Mirela Kumbaro ka dalë me qindarka në Foltoren e Kuvendit të Shqipërisë. Duke treguar monedha që i mbante në duar u tregoi të gjithë deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë se aq duhet të paguanin për të hyrë në Parkun kombëtar Divjakë-Karavasta. 

"Ja pra ja! Kaq duhet të paguani për të hyrë në Karavasta. 50 lekë,"-tha ajo. 

Ndërsa njëra pas tjetrës u tregonte monedhat kolegëve të saj. 

mirela kumbaro seance plenare 5 dhjetor 2022

Sondazh

Poll