Politike

Samiti i BE-BP, Presidentja e BERZH-it i përgjigjet pozitivisht ftesës, viziton Tiranën

Ajo udhëtoi në vend për herë të parë si Presidente e BERZH në prill 2022.

5 Dhjetor 2022, 17:38 Nga A.B
Samiti i BE-BP, Presidentja e BERZH-it i përgjigjet pozitivisht
Odile Renaud-Basso

TIRANË- Presidentja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Odile Renaud-Basso do të vizitojë Shqipërinë sot dhe nesër për të marrë pjesë në Samitin BE-BP në Tiranë. Kjo do të jetë vizita e dytë e Renaud-Basso në Shqipëri këtë vit. Ajo udhëtoi në vend për herë të parë si Presidente e BERZH në prill 2022.

Në samit do të marrin pjesë presidentët e Këshillit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian, krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së dhe liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe BERZH-i dhe të tjera institucione financiare ndërkombëtare.

odile renaud-basso

Sondazh

Poll