Politike

Berisha: Liderët e BE-së të kontrollojnë xhepat kur t'i japin dorën Ramës, është një Noriegë me atlete të kuqe Adidas

'Paralajmërimi' që Berisha u bëri liderëve evropianë.

5 Dhjetor 2022, 12:24 Nga F.M
Berisha: Liderët e BE-së të kontrollojnë xhepat kur t'i
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka 'paralajmëruar' liderët evropianë që do të takojnë nesër kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij para mediave, Berisha tha me ironi se para se t'i japin Ramës dorën, duhet të kontrollojnë xhepat, duke nënkuptuar vjedhjen nga kryeministri. Ramën, ai e konsideroi një 'Noriegë me atlete të kuqe', duke e krahasuar me diktatorin e Panamasë. 

"Unë e di se ata që mblidhen nesër, nuk mund të na shpëtojnë nga vjedhjet e fondeve publike dhe pasurive publike, por të paktën duhet ta dinë që kur t’i japin dorën atij, të kontrollojnë xhepat, sepse ai siç thonë rëndomë shqiptarët, ose të merr, ose të le diçka në xhep. Ai është në fakt kryehajduti i shqiptarëve, i të gjitha kohërave. Unë e di se ata që mblidhen nesër në Tiranë, me gjithë kontributin e tyre substancial në luftën kundër krimit. Mos harroni se nëse Saimir Tahiri është aty ku e meriton, është falë anti-mafias italiane. Por sërish, askush nuk do të vijë të na çlirojë ne nga narkoshteti, ne dhe vetëm ne jemi ata që do çlirohemi prej tij, por jetike është t’u dëshmojmë lidershipit europian se njeriu që qëndron në tavolinë në emër të shqiptarëve, është një Noriegë me atlete të kuqe Adidas. Do të ishte e pafalshme para historisë, para vete, para fëmijëve tanë, para të ardhmes sonë, para dinjitetit tonë, nëse ne nesër nuk do të jemi të gjithë në protestën më të madhe, më madhështore që Shqipëria ka njohur në historinë e saj. Faleminderit!"- tha Berisha.

sali berisha samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll