Politike

Nesër Samiti i BE, Berisha: Mbështetje për demokratët, u tregojmë liderëve që jemi në betejë me 'the prime thief of Albania'

Flet një ditë para Samitit.

5 Dhjetor 2022, 12:09 Nga F.M
Nesër Samiti i BE, Berisha: Mbështetje për demokratët, u
Sali Berisha

TIRANË- Krydemokrati Sali Berisha është shprehur se Samiti që pritet të mbahet nesër në Tiranë mes liderëve evropianë dhe atyre të Ballkanit Perëndimor është në mbështetje të demokratëve. Në fjalën e tij për mediat, Berisha tha se shqiptarët do tu tregojnë liderëve evropianë se po përballen me 'the prime thief of Albania' (grabitësin më të madh në Shqipëri), referuar kryeministrit Edi Rama. 

Fjala e Berishës: 

Në aktin e mbështetjes më të madhe të vlerave europiane, ky samit përbën mbështetjen më të fuqishme për PD dhe popullin opozitar, për faktin e vetme se kjo parti pas përmbysjes së diktaturës ourelliane, baballarëve të Edi Ramës, aktualisht e shndërruar në një parti droge dhe krimi, partia e tij e kam fjalën. Vendosi në Shqipëri rendin e ri demokratk, të bazuar në vlerat europiane. Është kjo parti, e cila në tri dekada qendroi lokomotivë e vërtetë  e proceseve e integrimit të Shqipërisë në BE dhe në NATO. Samiti është një mbështetje e madhe për demokratët shqiptarë, sepse kur kjo ishte në qeveri, e cila firmosi marrëveshjen e stabilizim asociomit, e cila liberalizoi vizat me sukses në reformat e saj. Mori rekomandimin për statusin e vendit kandidat. Në këtë aspekt në historinë e kësaj force politike, samiti i nesërm përbën mbështetjen më të madhe për aspiratat, idealet demokratike të saj.

Por, nesër ne, populli opozitar, do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste. Në një protestë të fuqishme, pikërisht në mbrojtje të vlerave europiane tmerrësisht të rrezikuara dhe të të kërcënuara nga Edi Rama dhe regjimi i tij. Çdo shqiptar që e do këtë vend, që e do lirinë, dinjitetin njerëzor, të ardhmen e tij dhe të fëmijëve të tij në liri, dhe që beson se kushti i të gjitha kushteve është vota, bashkohet nesër në shesh me ne për t’i dëshmuar lidershipit europian se ne jemi në një betejë me armikun e egër të votës së shqiptarëve, Edi Rama. Për t’i dëshmuar lidershipi europian se njeriu që qendron si përfaqësuesi i Shqipërisë në atë samit e ka pushteitn dhe karrigen të ngritur mbi dhunimin e votës së shqiptarëve. E ka pushtetin dhe karrigen të ngritur mbi drogën, trafiqet, mbi narko-shtetin që ka ndërtuar në Shqipëri. E ka pushtetin dhe karrigen e tij të ngritur mbi vjedhjet e mëdha, të paimagjinueshme për një vend europian që u bën qytetarëve shqiptarë. Është e vërtetë që ai aty ulet si Kryeministri i Shqipërisë, por është e vërtetë se ai ulet si kryehajduti i Shqipërisë, gjithashtu.

The Prime Thief of Albania / Hajduti i Parë i Shqipërisë, do të jetë Edi Rama në atë samit. Kjo është e vërteta. Në praninë tuaj të dashur qytetarë dhe qytetare, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ju pra i dilni zot në mënyrën më të vendosur këtij vendi dhe këtij kombi në rrezik ekzistencial. Ne jemi në një fatkeqësi të madhe. Me një person si ky në karrigen e kryeministrit. Të paktën t’ia përcjellim këtë shqetësim mbarë opinionit publik evropian dhe botëror. Nesër është dita e qytetarëve që aspirojnë për liri, dinjitet dhe transparencë. Është dita e shqiptarëve që besojnë se Shqipëria është një tokë e bekuar, që me mirësitë dhe rezervat e saj, mund të begatojë kombin. Me kushtin e vetëm, të ketë një qeverisje demokratike. Me kushtin e vetëm të ketë një qeveri të palidhur me krimin, siç është qeveria e Edi Ramës.

sali berisha protesta e opozites 6 dhjetor 2022 samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll