Politike

Ndryshon slogani i PD/ Parulla me të cilën prezantohet në protestë para liderëve evropianë (FOTO)

Kjo shprehje u pa pas vetë kryedemokratit Sali Berisha, në momentin që ai doli në një deklaratë për shtyp, një ditë para samiti dhe protestës.

5 Dhjetor 2022, 12:17 Nga F.M
Ndryshon slogani i PD/ Parulla me të cilën prezantohet në
Sali Berisha

TIRANË- "Europe, the right way, not the Rama way"(Evropa, rruga e duhur, jo rruga e Ramës), ky është slogani me të cilin Partia Demokratike do të dalë në rrugët e Tiranës dhe do të protestojë para liderëve evropianë. Kjo shprehje u pa pas vetë kryedemokratit Sali Berisha, në momentin që ai doli në një deklaratë për shtyp, një ditë para samiti dhe protestës. Berisha tha se shqiptarët do të mbushin sheshet për tu treguar liderëve evropianë se janë në betejë me kryeministrin Edi Rama, që e konsideroi grabitësin më të madh të votës së shqiptarëve. 

Ndryshon slogani i PD/ Parulla me të cilën prezantohet në
Slogani

Në Tiranë do të mbërrijnë që prej pasdites së sotme, krerët e 27 vendeve anëtare. Vetëm liderët e Serbisë nuk kanë konfirmuar deri më tani mbërritjen në Tiranë. Për shkak të Samitit, Tirana do të jetë e blinder duke qenë se në të njëjtën datë Partia Demokratike ka paralajmëruar dhe protestë.

sali berisha protesta e opozites 6 dhjetor 2022 samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll