Bota

Panik në avionin e linjës EasyJet/ Pasagjerët alarmohen për bombë, piloti bën ulje emergjente në Pragë

Destinacioni ishte Bristol në Anglinë jugperëndimore.

5 Dhjetor 2022, 11:22 Nga a.l
Panik në avionin e linjës EasyJet/ Pasagjerët alarmohen për
Avioni Easyjet

BRITANI- Për shkak të një kërcënimi me bombë, një linjë ajrore Easyjet është devijuar. Mediat e huaja raportojnë se, avioni ishte nisur në Poloni dhe duhej të ulej në Britaninë e Madhe, por gjatë fluturimet u ngrit alarmi se brenda mjetit fluturues ndodhej një bombë, çka i detyroi pilotët të bënin ulje emergjentë në Pragë. Incidentin e ka bërë vetë të njohur  Aeroporti i Pragës, përmes një postimi në Twitter.

"Të gjitha masat për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe të gjithë trafikun ajror po kryhen aktualisht nga policia çeke" shkruajnë ata. 

Avioni i linjës EasyJet u devijua në Republikën Çeke dhe u ul në orën 22:50 në aeroportin Vaclav Havel të Pragës. Ekspertët e bombave ekzaminuan avionin por nuk gjetën eksploziv dhe as objekt të rrezikshëm, sipas policisë. Pasagjerët pritet të vijojnë udhëtimin e tyre gjatë ditës. Destinacioni ishte Bristol në Anglinë jugperëndimore./Dosja.al

alarm per bombe ne avion

Sondazh

Poll