Bota

Lajçak mbërrin në Beograd, pritet të nisë takimi me Vuçiç

Presidenti i Serbisë njoftoi se do të marrë një vendim për pjesëmarrjen në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 6 dhjetor në Tiranë, pas bisedimeve me Lajçakun.

5 Dhjetor 2022, 11:18 Nga I.A
Lajçak mbërrin në Beograd, pritet të nisë takimi me
Miroslav Lajçak

SERBI- I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ndodhet në Beograd, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Presidenti i Serbisë njoftoi se do të marrë një vendim për pjesëmarrjen në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 6 dhjetor në Tiranë, pas bisedimeve me Lajçakun.

Vuçiç pak ditë më parë bëri të ditur se nuk do të shkojë në Tiranë, pasi kryeministri i Kosovës emëroi Nenad Rashiç si ministër të ri në qeverinë e Kosovës, pasi përfaqësuesit e Listës Serbe u larguan nga qeveria. Vuçiç e quajti Rashiç "llum" dhe reagimin e BE-së për emërimin e tij "të turpshëm".

Beogradi dhe Prishtina së fundi kanë arritur një marrëveshje në Bruksel për çështjen e targave, e cila ka shkaktuar tensione në veri të Kosovës gjatë vitit të kaluar. Përfaqësuesit serbë, megjithatë, ende nuk janë kthyer në institucionet e Kosovës.

aleksander vucic miroslav lajçak

Sondazh

Poll