Bota

Belgjika nis gjyqin më të madh penal në historinë e saj pas sulmeve terroriste të vitit 2016

Dhjetë persona do të përballen me akuza në lidhje me vrasjen e 32 personave në mars 2016, kur bomba shpërtheu në aeroportin e Brukselit dhe më pas në një tren metroje që po kalonte nëpër lagjen evropiane të qytetit.

5 Dhjetor 2022, 10:45 Nga a.l
Belgjika nis gjyqin më të madh penal në historinë e saj pas
Sulmi terrorist në Belgjikë

BELGJIKË- Gjashtë vjet e gjysmë pas sulmeve terroriste që lanë një trashëgimi vdekjeje, plagosjeje dhe tronditjeje, Belgjika po fillon gjyqin më të madh penal në historinë e saj. Dhjetë persona do të përballen me akuza në lidhje me vrasjen e 32 personave në mars 2016, kur bomba shpërtheu në aeroportin e Brukselit dhe më pas në një tren metroje që po kalonte nëpër lagjen evropiane të qytetit. Siç shkruajnë edhe mediat e huaja, ky ishte sulmi më vdekjeprurës në Belgjikë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe çoi në vigjilje, protesta, kontrolle kufitare, hetime parlamentare dhe madje edhe evakuim të pjesshëm të termocentraleve bërthamore të vendit.

I dyshuari kryesor në gjyq do të jetë Salah Abdeslam, i cili tashmë është dënuar në një gjyq në Francë për pjesëmarrjen e tij në sulmet terroriste në Paris në 2015, ku u vranë 130 njerëz. Ai u dënua me burgim të përjetshëm, pa lirim me kusht. Nëntë nga të pandehurit do të jenë të pranishëm në gjykatë. Një i dhjetë, Oussama Atar, po gjykohet në mungesë, megjithëse besohet se ai mund të jetë vrarë në Siri.

Abdeslam është një nga pesë të pandehurit që u dënuan nga gjykatat franceze, por që tani përballen me dënime të mëtejshme në emër të autoriteteve belge. Ata të gjithë dyshohet se kanë qenë të përfshirë në të dy grupet e sulmeve, duke vepruar në emër të Shtetit Islamik./Dosja.al

sulmi terrorist ne belgjike

Sondazh

Poll