Politike

Ina Zhupa ngre në Komision shembjen e Prestige Resort: Çështje alarmante për ne, flasim për lirinë e mediave. Koçi: U shkel ligji

Zhupa dhe Koçi replikojnë.

5 Dhjetor 2022, 11:40 Nga F.M
Ina Zhupa ngre në Komision shembjen e Prestige Resort: Çështje
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka ngritur si çështje në Komisionin e Medias shembjen e 'Prestige Resort". E pranishme në Kuvend, Zhupa tha se shembja e një resorti të tillë pa një vendim gjykate është një alarm për të gjithë, Ajo thotë se nuk bëhet fjalë për shkelje ligji, por për sulmin e kryeministrit Edi Rama ndaj mediave. Zhuoës iu përgjigj socialisti Petro Koçi, i cili tha se shembja e resortit nuk ka lidhje me ediat. Koçi shtoi se e gjitha ka të bëjë me shkeljen e ligjit dhe se ndaj është bërë shembja e tij. 

Pjesë nga biseda:

Ina Zhupa: Jemi në një vend ku në ditën e dielë, ditë pushimi, ditën për diell shkatërrohen pronat e biznesmenëve të ndershëm. Pa pritur asnjë vendim gjykate, pa asnjë letër të dorëzuar, rrëzojnë godinat në mes të ditës. Për ne duhet të ishte shqetësim e alarm. Kemi qenë këtu bashkë më 2 shtator kur shkatërroheshin pishinat e Prestige Resort dhe u zhduk nga kalendari. Kërkuam që të ishin mediat dhe nuk u dëgjuam. Për mua liria e mediave është një çështje emergjente.

Petro Koçi: Sa i përket shembjes së resortit, unë nuk e di që aty ka të bëjë me mediat. Ajo është çështje ligji, është gjetur shkelje ligjore dhe ndaj është marrë vendimi për shembjen e tij. 

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere shembën me shpërthim të kontrolluar Prestige Resort. Në godinën me 7 kate, u hapën 730 furnela nga ku u montuan 70 kilogramë tritol si dhe 4 mijë metër linear fitil. Ky ishte kulmi i një aksioni të nisur 3 ditë më parë. Ndërkohë që një muaj më parë në këtë resort janë shembur edhe 2 pishina. Pronari i resortit Irfan Hysenbelli akuzon kryeministrin Edi Rama se po hakmerret ndaj tij.

ina zhupa petro koçi

Sondazh

Poll