Politike

Kandidat në Vorë, Indrit Hoxha: Më propozoi Kryesia, s’i kam lënë postet në PD

Ai tha se ka qenë propozimi i Kryesisë që të dalë kandidat në Vorë.

5 Dhjetor 2022, 11:33 Nga F.M
Kandidat në Vorë, Indrit Hoxha: Më propozoi Kryesia, s’i
Indrit Hoxha

TIRANË- Indrit Hoxha, i cili është zyrtarisht kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Vorës thotë se nuk ka hequr dorë nga Posti i Sekretarit dhe Anëtarit të Kryesisë.

Një ditë pas fitores së tij, Hoxha thotë se vijon t’i mbajë ata poste në selinë blu. Ai tha se ka qenë propozimi i Kryesisë që të dalë kandidat në Vorë.

“Për dijeni, nuk e kam lënë postin e sekretarit dhe anëtarit të kryesisë, por si propozim i kryesisë dhe si anëtar kryesie për beteje politike në Vorë kam shkuar kandidat,”- tha Hoxha.

Indrit Hoxha ka fituar me 82% të votave. Numri i votave nuk dihet ende dhe pritet të saktësohet gjatë ditës së sotme. 

indrit hoxha primaret ne pd primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll