Bota

Aksident 'i frikshëm' në Stamboll/ Tramvaji bën copash autobusin, plagosen 19 persona, 4 në gjendje të rëndë (VIDEO)

Autobusi i linjës 36T, që bën ekspeditën Taksim-Cebeci, po shkonte nga Taksimi në Cebeci dhe u përplas me tramvajin që vinte nga drejtimi i stacionit të metrosë Alibeyköy kur kaloi mbi shina në rrugën Namık Kemal. 

5 Dhjetor 2022, 10:12 Nga a.l
Aksident 'i frikshëm' në Stamboll/ Tramvaji bën copash
Stamboll

TURQI- Një aksident i rëndë është shënuar në Stamboll, ku 19 persona kanë mbetur të plagosur dhe 4 të tjerë në gjendje të rëndë. Siç shihet edhe në fotot nga vendi i ngjarjes, tramvaji ka përplasur dhe ka ndarë në dysh autobusin me pasagjerë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 në rrugën Namık Kemal në Alibeyköy. Autobusi i linjës 36T, që bën ekspeditën Taksim-Cebeci, po shkonte nga Taksimi në Cebeci dhe u përplas me tramvajin që vinte nga drejtimi i stacionit të metrosë Alibeyköy kur kaloi mbi shina në rrugën Namık Kemal. 

Ndihmën e parë për të plagosurit në autobus është bërë nga personat përreth. Pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur shumë ambulanca, zjarrfikëse dhe ekipe policore. Ndërkohë që të plagosurit janë transferuar në spitalet me ambulancën e mbërritur në vendngjarje, një pasagjer i bllokuar në autobus është nxjerrë pas punës së zjarrfikësve dhe është dërguar në spital. Sipas mediave turke, ekipet vijojnë punën për largimin e rrënojave të tramvajit që doli nga shinat dhe autobusit që u shkatërrua. Ndërkohë që policia ka nisur punën për ngjarjen, pretendohet se sinjalizimi në linjën e tramvajit ka qenë me defekt prej një jave.

Prej një jave u pretendua se sinjalizimi në linjën e tramvajit ishte me defekt, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet në lidhje me aksidentin, i cili u pasqyrua në kamerat e sigurisë./Dosja.al

aksident ne stamboll

Sondazh

Poll