Politike

Primaret e Tiranës/ Alimehmeti falënderon mbështetësit: Fillojmë përsëri nga puna

Me anë të një postimi në Facebook, Alimehmeti ka falenderuar të gjithë demokratët që morën pjesë dhe i besuan votën.

5 Dhjetor 2022, 09:35 Nga DOSJA
Primaret e Tiranës/ Alimehmeti falënderon mbështetësit:
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Kandidati i Primareve për Tiranën Ilir Alimehmeti ka reaguar pas rezultateve të mbrëmshme. Me anë të një postimi në Facebook, Alimehmeti ka falenderuar të gjithë demokratët që morën pjesë dhe i besuan votën.

Postimi i Plotë:

Pas një gare të bukur dhe pozitive me kolegë demokratë të nderuar, raundi i parë kaloi me balotazh. Faleminderit të gjithë juve që më mbështetët, më votuat dhe më kualifikuat për raundin e dytë më 11 dhjetor 2022! Faleminderit shpirtit të bukur të të rinjve që m'u bënë krahë në çdo moment! Sonte pushojmë, nesër rifillojmë!

 

Sondazh

Poll