Politike

Fitoi Primaret në Tropojë, ish-deputeti Dushaj: Të gjithë do të jemi bashkë

Me anë të një postimi në Facebook, Dushaj ka theksuar se do të jenë të gjithë bashkë në zgjedhjet e 14 majit, në mënyrë që të çlirojnë Tropojën.

5 Dhjetor 2022, 09:50 Nga DOSJA
Fitoi Primaret në Tropojë, ish-deputeti Dushaj: Të gjithë do
Besnik Dushaj me mbeshtetesit

TROPOJË- Kandidati i Primareve në Tropojë Besnik Dushaj ka fituar zgjedhjet e djeshme përballë Mimoza Hajdarmatajt. Me anë të një postimi në Facebook, Dushaj ka theksuar se do të jenë të gjithë bashkë në zgjedhjet e 14 majit, në mënyrë që të çlirojnë Tropojën. Po ashtu ai ka falenderuar çdo demokratë dhe simpatizantë që e mbështetën.  

Postimi i Plotë:

Të dashur demokratë të Tropojës, Nga të gjitha garat e jetës sime politike, kjo ishte më e bukura, më e veçanta…kjo është fitorja juaj, dhe unë ju jam pafundësisht mirënjohës për besimin që më dhatë për të qënë kandidati juaj në zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë Tropojë. Të gjithë bashkë kemi sfidën e rradhës për rikthimin e bashkisë tek ju dhe në shërbimin tuaj. Unë kam bindjen absolute që së bashku do e çlirojmë Tropojën nga kthetrat e sektit rilindja dhe do e nxjerrim nga agonia e këtyre 4 viteve të errëta. Partia Demokratike dhe Tropoja kanë një lidhje të pazgjidhshme, i lidh historia, puna dhe dinjiteti. Asgjë në botë nuk do arrijë ta thyejë këtë lidhje të shenjtë. Të dyja janë shtëpia e zemrës e mendjes së çdo tropojani, dhe në shtëpinë e vet, malësori është vet Zot. Me këtë besim në thellësinë e qënies sonë, të gjithë ne, demokratët e bashkuar dhe qytetarët e ndershëm të Tropojës, dhe nën drejtimin e burrit të madh të kombit, Prof. Dr. Sali Berisha, do shkojmë të sigurt drejt fitores së padiskutueshme në 14 maj. Fitorja është dhe do jetë gjithmonë e juaja! Faleminderit nga zemra! Me respekt, Besnik Dushaj

 

Sondazh

Poll