Politike

Tirana pret 11 dhjetorin! Primaret e PD nuk nxjerrin dot kandidat për kryeqytetin, Alimehmeti dhe Këlliçi përballen sërish

Nga procesi i djeshëm, gara përfundoi në balotazh pasi Belind Këlliçi arriti të sigurojë 4040 vota, por nuk e kaloi pragun 50% që nevojitet për të fituar primaret.

5 Dhjetor 2022, 10:04 Nga f.g
Tirana pret 11 dhjetorin! Primaret e PD nuk nxjerrin dot kandidat për
Sali Berisha, Belind Kellici dhe Ilir Alimehmeti

TIRANE- Procesi i Primareve në Partinë Demokratike nuk ka prodhuar dot një kandidat fitues në zgjedhjet që u zhvilluan dje në rang vendi pranë të gjitha degëve të PD në rrethe. Vëmendja kryesore e betejës brenda demokratëve ngelet në Tiranë, ku kandidati fitues do të duhet të përveshë mëngët për një përballje me kryebashkiakun socialist Erion Veliaj.

Nga procesi i djeshëm, gara përfundoi në balotazh pasi Belind Këlliçi arriti të sigurojë 4040 vota, por nuk e kaloi pragun 50% që nevojitet për të fituar primaret.

Mjeku Ilir Alimehmeti i konsideruar si surpriza favorite e Primareve ka dalë në vend të dytë me 2196 vota, ndërsa në vend të tretë është renditur Gerti Bogdani me 1819 vota. Balotazhi do të pasohet nga një garë mes të dyve në 11dhjetor, ku PD e Tiranës do të votojë mes dy emrave. Kandidati do të garojë për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit 2023./Dosja.al

primaret ne pd 4 dhjetor 2022 mjeku ilir alimehmeti belind këlliçi

Sondazh

Poll