Politike

Shpërthen kandidati Asllan Dogjani: Primare të turpshme, vjedhje masive në Kamëz

Duke folur për Syri Tv, Dogjani ka theksuar se votimi për bashkinë e Kamzës ka pasur një numër të madh parregullësisë.

5 Dhjetor 2022, 08:16 Nga I.A

Shpërthen kandidati Asllan Dogjani: Primare të turpshme, vjedhje

KAMËZ- Kandidati i Primareve në Kamëz Asllan Dogjani ka hedhur akuza pas humbjes përball kandidatit Arjan Hoxha. Duke folur për Syri Tv, Dogjani ka theksuar se votimi për bashkinë e Kamzës ka pasur një numër të madh parregullësisë.

“Është një proces ku është vjedhur vota brenda Partisë Demokratike. Kjo është e turpshme që të vidhet mes njëri tjetrit, nuk kam çfarë them më shumë”, u shpreh Dogjani.

Arjan Hoxha do të jetë kandidati i PD për bashkinë e Kamzës, në zgjedhjet vendore të 14 majit.

asllan donjani

Sondazh

Poll