Bota

Samiti i BE në Tiranë, Brnabiç: Vuçiç duhet të marrë pjesë, mënyra më e mirë për t’u përballuar me hipokrizinë

Vetëm tre ditë pasi Vuçiç anuloi pjesëmarrjen e tij në samitin e Tiranës, Brnabiç theksoi se Vuçiç nuk ka marrë ende një vendim të prerë për këtë samit.

5 Dhjetor 2022, 08:55 Nga I.A
Samiti i BE në Tiranë, Brnabiç: Vuçiç duhet
Ana Brnabiç

SERBI- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka deklaruar se Presidenti Aleksandër Vuçiç duhet që të marrë pjesë në samitin e 6 dhjetorit në Tiranë. Vetëm tre ditë pasi Vuçiç anuloi pjesëmarrjen e tij në samitin e Tiranës, Brnabiç theksoi se Vuçiç nuk ka marrë ende një vendim të prerë për këtë samit. Por sipas saj pjesëmarrja e presidentit serb është e rëndësishme samitin e nesërm për shkak se duhet që të përfaqësojë Serbinë në Evropë.

“Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiç. Vuçiç ka, se kështu lufton dhe fiton disa gjëra për Serbinë dhe serbët në Kosovë e Metohi”, tha mbrëmë kryeministrja në një “Hit Tweet” në TV Pink dhe shtoi se shpesh pyet veten se si një person ka nerva, tolerancë dhe durim si Vuçiç. 

Sa për vendosjen e sanskioneve, Brnabiç deklaroi se, kur është fjala për dënimin e Rusisë, Serbia ka qëndrim parimor. 

“Sa i përket sanksioneve, Serbia ka një qëndrim parimor për çështjen e sanksioneve, sa herë që ne e shprehim qartë atë qëndrim në çdo takim, por siç thonë në politikën ndërkombëtare këto janë gjëra të çuditshme,” tha Brnabić.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në 1 dhjetor ka anuluar vizitën e tij në Tiranë për samitin e 6 dhjetor kur në kryeqytetin shqiptar mblidhen krerët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor. Vendimi i Vuçiç për të bojkotuar samitin, u bë i ditur pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për të emëruar Nenad Rashiç si ministër në qeverinë e Kosovës. Ky reagim i Vuçiç ka ardhur pasi Rashiç i cili është edhe kryetar i Partisë Demokrateike Progresiste, nuk gëzonte as 0.2% të mbështetjes nga serbët e Kosovës. Ndërkohë që Rama ditën e djeshme gjatë një konference theksoi se Vuçiç do të marrë pjesë në samitin që do të mbahet në Tiranë.

ana brnabiç aleksandër vuçiç samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll