Politike

Primaret për Tiranën/ Përfundon numërimi, Këlliçi dhe Alimehmeti shkojnë në balotazh

I treti më i votuar është Gerti Bogdani i cili ka 1819 vota. 

5 Dhjetor 2022, 01:31 Nga F.M
Primaret për Tiranën/ Përfundon numërimi,
Ilir Alimejmeti dhe Belind Këlliçi

TIRANË- Tirana shkon në balotazh. Numërimi i votave për Primaret e PD-së në Tiranë ka përfunduar dhe Belind Këlliçi e Ilir Alimehmeti janë dy kandidatët që do të shkojnë në balotazh. Këlliçi ka arritur të marrë 4040 vota, ndërsa Alimehmeti 2196 vota. I treti më i votuar është Gerti Bogdani i cili ka 1819 vota. 

Rezultatet:

Votues gjithsej – 8470

Adriana Kalaja - 128 vota
Belind Këlliçi - 4040 vota
Enkelejda Fejzo - 66 vota
Fatmir Merkoçi - 35 vota
Gerti Bogdani - 1819 vota
Ilir Alimehmeti - 2196 vota
Julian Deda - 157 vota
Të pavlefshme - 29 vota

belind kellici primaret ne pd primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll