Aktualitet

Tritoli në Sarandë, policia: Ka dëme të vogla materiale

Ngjarja ndodhi në lagje nr.1 rreth orës 04:35 minuta, por shkaqet dhe autori nuk dihen ende.

5 Dhjetor 2022, 07:47 Nga F.M
Tritoli në Sarandë, policia: Ka dëme të vogla materiale
Policia e Sarandës

SARANDË- Policia e Sarandës ka dalë me njoftim zyrtar pas shpërthimit të lëndës plasëse në derën e një vilë. Në njoftim bëhet me dije se si pasojë e shpërthimit, ka dëme të vogla material. Banesa është në pronësi të personit Lefter Lefteri alias Afez Kulla. Ngjarja ndodhi në lagje nr.1 rreth orës 04:35 minuta, por shkaqet dhe autori nuk dihen ende.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 05.12.2022 rreth orës 04:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në murin rrethues të banesës së shtetasit L. L, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

tritol ne sarande lefter lefteri afez kulla

Sondazh

Poll