Politike

Demokratët zgjodhën kundërshtarin, kandidati i Primareve në Gjirokastër: Bashkohem me ju, vota është e shenjtë

Me anë të një postimi në Facebook, Skuqi teksa ka falenderuar demokratët që e votuan ka theksuar se vota është e shenjtë dhe se sovrani nuk gabon kurrë.

4 Dhjetor 2022, 22:02 Nga I.A
Demokratët zgjodhën kundërshtarin, kandidati i Primareve në
PD Gjirokaster

GJIROKASTËR- Kandidati për Primaret në Gjirokastër Telnis Skuqi ka uruar fituesin e Primareve në këtë qytet Dorjan Lani. Me anë të një postimi në Facebook, Skuqi teksa ka falenderuar demokratët që e votuan ka theksuar se vota është e shenjtë dhe se sovrani nuk gabon kurrë. Po ashtu ai ka shtuar se do të bashkohet me të gjithë demokratët në mënyrë që të bëjnë fushën elektorale për Lanin.

Postimi i Plotë:

Faleminderit shkon për çdo anëtarë dhe simpatizantë që besoi tek unë dhe më votoi. Faleminderit shkon për çdo anëtarë dhe simpatizantë që besoi dhe votoi alternativën tjetër. Fal edukimit që kam fituar gjatë gjithë jetës, unë besoj verbërisht tek shenjtërimi i votës. Sovrani nuk gabon! Sapo i telefonova kandidatit fitues në primare dhe i urova atij për fitoren, madje edhe mbështetësve të tij ju takon një urim i veçantë nga unë. Unë sëbashku me Eriolën, nënën e tre vajzave të mi, dua t`ju bashkohem të gjithë anëtarëve dhe simpatizanëve që të bashkërendojmë fushatën që kandidati fitues në primare të Partisë Demokratike për Bashkinë e Gjirokastrës, të ketë sukses në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Unë u futa në garë, sepse jam i shqetësuar për Gjirokastrën time. Votuesit zgjodhën Dorjan Lani, por primaret brenda Partisë Demokratike u forcuan. Për mua humbja nuk është fundi i botës, përkundrazi ka ardhur koha që çdo kandidatë që rezulton jo fitues të respektoj verdiktin e primares. Vota është shenjtë! Sëbashku të ndryshojmë Gjirokastrën!

telnis skuqi dorjan lani primaret ne pd primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll