Politike

A ka patur zgjedhës socialistë? Berisha: Dorën në zjarr nuk e vë, kandidatët kanë miq e mikesha, i ftojnë

Kreu i PD-së shtoi gjithashtu se ka shumë raste që vetë kandidati ka mikesha socialiste dhe mund t'i ftoje për ta votuar. 

4 Dhjetor 2022, 21:35 Nga F.M
A ka patur zgjedhës socialistë? Berisha: Dorën në zjarr nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati thotë se procesi i Primareve ka pasur problematika e nuk ka qenë perfekt. Në një konferencë për mediat pas votimit për Primare, Berisha tha se mes votuesve mund të ketë pasur edhe socialistë. Kreu i PD-së shtoi gjithashtu se ka shumë raste që vetë kandidati ka mikesha socialiste dhe mund t'i ftoje për ta votuar. 

"A ka patur zgjedhës socialistë? Unë dorën në zjarr nuk e vë. Të marrin dy aspekte. Ne jemi kjo shoqëri që jemi dhe kandidati apo kandidatja mund të ketë shoqe apo miq socialist. I fton dhe të jem i sinqertë e votojnë, edhe në PD apo zgjedhje të përgjithshme. Unë di raste. A kanë qenë në problem këto raste ekzotike? Jo nuk janë problem, por ka ndodhur,"- tha Berisha. 

primaret ne pd primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll