Politike

Policia i ndaloi bulevardin/ Berisha: Do futemi! Rama ka frikë, është i tmerruar se mos i hyjnë në Kryeministri dhe e damkosin para Evropës

Gjatë një dalje për mediat, Berisha ka thënë se Bulevardi nuk ka asnjë të përbashkët me zonën e sigurisë, duke theksuar se ai është i qytetarëve.

4 Dhjetor 2022, 21:38 Nga I.A
Policia i ndaloi bulevardin/ Berisha: Do futemi! Rama ka frikë,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë detaje se si do të futën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për protestën, duke qenë se policia ua ka ndaluar. Gjatë një dalje për mediat, Berisha ka thënë se Bulevardi nuk ka asnjë të përbashkët me zonën e sigurisë, duke theksuar se ai është i qytetarëve. Po ashtu Berisha ka shtuar se protestuesit duhet të kenë parasysh se siguruar e liderëve evropian nuk mund të vihet në rrezik. 

Pyetje: Si do të futeni ju në Bulevard, ndërkohë që ai do të jetë i rrethuar nga efektivët e policisë?

Berisha: Bulevardi nuk ka asnjë të përbashkët me zonën e sigurisë. Zona e sigurisë ekziston por jo aty ku thotë Rama. Atë e ka zënë frika semos protestuesit do t'i hyjnë në kryeministri dhe ta damkosin para të huajve. Bulevardi është i protestuese. Naturalisht që protesuesit kanë diçka parasysh, siguria e miqve nuk mund të vihet absolutisht në rrezik. 

sali berisha protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll