Politike

Berisha: Qytetarët shqiptarë nuk kanë as edhe një ide se ç’ndodh brenda bodrumit PS, tashmë të kthyer në origjinë

4 Dhjetor 2022, 21:24 Nga DOSJA

Berisha: Qytetarët shqiptarë nuk kanë as edhe një ide se

Edhe njëherë theksoj se procedura e sotme dhe primaret, shënojnë gjithashtu hapjen e vërtetë, reale, institucionale të PD-së. Në garë morën pjesë mbi 200 kandidatura, por nuk ka një prej tyre që të thotë se mora pjesë si kandidat i kryetarit apo kryesisë së PD. Jo, që të gjitha pa përjashtim si vullnet i lirë i demokratëve apo vetë kandidatëve.

Imagjinoni për një moment, këtë gjallëri, aktivitet, transparent publik para medieve dhe shqiptarëve, në zhvillimet në skutat mafioze të partisë tjetër, tek e cila siç e dini, njëlloj si në ligjin e mafias nuk pipëtin asgjë.

Qytetarët shqiptarë nuk kanë as edhe një ide, të dhënë seç ndodh brenda atij bodrumi, apo shpelle, përveç klithmat prokolalike të përditshme, nga mëngjesi deri në darkë të asaj force politike që gjithçka mund të jetë, por jo demokratike, tepër e rrezikshme për të ardhmen e vendit që quhet PS, por tashmë e kthyer në orgjinë.

Sondazh

Poll

Politike 4 Dhjetor 2022, 20:03 k.m.

Edmond Komino fiton Primaret e Përmetit

Edmond Komino PËRMET- Ish-kryetari i Bashkisë së Përmetit do të garojë sërish për postin e tij. Edmond Komino ka fi...