Politike

Berisha pas primareve: U vendos standart demokratik, procesi nuk ishte i përsosur

Gjatë një dalje për mediat, Berisha tha se ky proces tregoi se Partia Demokratike është forca politike më e fuqishme në Shqipëri, ndërsa theksoi se u vendos një standard demokratik i paparë.

4 Dhjetor 2022, 21:05 Nga I.A
Berisha pas primareve: U vendos standart demokratik, procesi nuk ishte i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vlerësuar procesin e Primareve, i cili u zhvillua sot në të gjithë Shqipërinë, nga ku do të dalin edhe kandidatët për kryetar bashkie për zgjedhjet e 14 majit. Gjatë një dalje për mediat, Berisha tha se ky proces tregoi se Partia Demokratike është forca politike më e fuqishme në Shqipëri, ndërsa theksoi se u vendos një standard demokratik i paparë.

"Erdha të falenderoi demokratët që votuën sot në primaret. Një falenderim të veçantë kam dhe për kandidatët që me një shembull kanë marrë pjesë në zhgjedhjet e sotme. Me anhgazhimin e tyre ata e bërë garën me të fismen, më demokraten. Ata kanë përballuar një rrymë pune të jashtëzakonshme. Por në këtë rast dua të shtoi se sot, ishte hera e pestë që nga 18 dhjetori i vitit 2021, që anëtarët e PD-së sot folën dhe vendosën me votën e tyre. Nuk besoj që të ketë një forcë tjetër politike që në një hark kohor më pak të ketë ushtuar në të gjitrhë antërësinë e saj 5 herë votën e tyre. në këtë kontekst unë kam bindjen se anëtarët ndihen më të lirë dhe më dinjitoz se kurrë në idealet e tyre demokratike. Kam bindjen se ata vlerësojnë këtë ndryshim madhor të PD-së. Këtë proces me të cilën kjo forcë përmbysi, procedurën e përfaqësimit dhe zgjedhjet e drejtuesve partiak. Në të gjitha këto procedura sovrani ishin demokratët. Sot u vendos një standart demokratik i pa parë më parë. Kjo e bën PD-së forcën më demokratke në vend, më të përkushtuar. Procedura e sotme shënoi gjithashtu hapjen e vërtetë të PD-së. Në garë morën pjesë mbi 200 kandidatura, por nuk ka një prej tyre që të thotë se mora pjesë si kandidat i kryetarit, por si vullnet i tyre. Imagjinoni këtë moment, si transparent në krahasim me skutat mafioze të partisë tjetër. Qytetarët shqiptarë nuk kanë as edhe një ide, seç ndodh brenda atij bodrumi përveç se klithmat e përditshme. Ky nuk ishte një proces i përsosur. Padyshim që nuk mund ta quajmë këtë. Por kjo është rruga e vetme për të hapur PD-në dhe për ta bërë atë një parti e hapur," tha Berisha.

sali berisha primaret ne pd primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Politike 4 Dhjetor 2022, 20:03 k.m.

Edmond Komino fiton Primaret e Përmetit

Edmond Komino PËRMET- Ish-kryetari i Bashkisë së Përmetit do të garojë sërish për postin e tij. Edmond Komino ka fi...