Politike

SONDAZHI/ Alimehmeti fiton ‘Primaret’ në Dosja.al, merr 55% të votave, pas e ndjekin Këlliçi e Julian Deda

Doktori që premton zhdukjen e aferave, vjedhjeve, një rishikim të planit urbanistik dhe plan të qëndrueshëm ekonomik ka marrë 55% të votave.

4 Dhjetor 2022, 20:33 Nga F.M
SONDAZHI/ Alimehmeti fiton ‘Primaret’ në Dosja.al, merr 55%
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Procesi i Primareve që zhvilloi Partia Demokratike po shkon drejt fundit, por lexuesit e Dosja.al e kanë zgjedhur kandidatin e tyre të preferuar. Në një sondazh të publikuar vetëm 24 orë më parë, Dosja.al listoi shtatë kandidatët e Tiranës.

Më i votuari rezulton të jetë mjeku Ilir Alimehmeti. Doktori që premton zhdukjen e aferave, vjedhjeve, një rishikim të planit urbanistik dhe plan të qëndrueshëm ekonomik ka marrë 55% të votave, që në total janë 1018. I dyti në listë është Belind Këlliçi me 15% të votave. Më pas renditet aktori i humorit Julian Deda.

Deda ka marrë 10% të votave. Pas tij, vijnë në radhë Adriana Kalaja, Gerti Bogdani, Fatmir Merkoçi dhe Enkelejda Fejzo. Avokatja Kalaja ka marrë 7% të votave, Bogdani 6%, Merkovvi 4, ndërsa Fejzo vetëm 3.

primaret ne pd primaret ne pd 4 dhjetor 2022 ilir alimehmeti adriana kalaja belind kellici gerti bogdani fatmir merkoci julian deda enkelejda fejzo

Sondazh

Poll

Politike 4 Dhjetor 2022, 20:03 k.m.

Edmond Komino fiton Primaret e Përmetit

Edmond Komino PËRMET- Ish-kryetari i Bashkisë së Përmetit do të garojë sërish për postin e tij. Edmond Komino ka fi...