Politike

Igli Cara kandidat i PD-së në Durrës, fiton Primaret me rreth 1400 vota

Cara mori 1398 vota, ndërsa Armand Dervishi ka marrë vetëm 299 vota. 

4 Dhjetor 2022, 20:38 Nga I.A
Igli Cara kandidat i PD-së në Durrës, fiton Primaret me rreth
Igli Cara

DURRËS- Igli Cara është zgjedhur si kandidat për zgjedhjet e 14 majit. Cara mori 1398 vota, ndërsa Armand Dervishi ka marrë vetëm 299 vota. 

Sot u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e demokratëve që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit. Ndërkohë që në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. Në këto bashki, kandidatët kanë sfidë jo vetëm të dalin fitues, por edhe të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim. 

igli cara primaret ne pd primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Politike 4 Dhjetor 2022, 20:03 k.m.

Edmond Komino fiton Primaret e Përmetit

Edmond Komino PËRMET- Ish-kryetari i Bashkisë së Përmetit do të garojë sërish për postin e tij. Edmond Komino ka fi...