Politike

Përfundon numërimi në Selenicë, Leonard Rakipaj zyrtarizohet si kandidat për zgjedhjet lokale

Rakipaj ka marrë 270 vota nga 500 demokratë që votuan në total.

4 Dhjetor 2022, 18:51 Nga I.A
Përfundon numërimi në Selenicë, Leonard Rakipaj zyrtarizohet
Leonard Rakipaj

SELENICË- Leonard Rakipaj është kandidati i dalë fitues nga Primaret e Partisë Demokratike në Selenicë. Rakipaj ka marrë 270 vota nga 500 demokratë që votuan në total. 

Kështu që Rakipaj do të jetë kandidati i PD-së në zgjedhjet lokale për Bashkinë Selenicë.

REZULTATET

Leonard Rakipaj 270

Jani Dapaj 70

Dhurata Mecorapaj 10 vota

Sot u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e demokratëve që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit. Ndërkohë që në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. Në këto bashki, kandidatët kanë sfidë jo vetëm të dalin fitues, por edhe të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim. 

leonard rakipaj primaret ne pd primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll