Politike

“Rama ka filozofinë e shkatërrimit dhe tritolit”/ Neranxi reagon për prishjen e “Prestige Resort”: Kryeministër diabolik që instalon frikë dhe terror

Në postimin e tij, Neranxi bën thirrje për solidaritet për ngjarje të tilla.

4 Dhjetor 2022, 18:29 Nga k.m.
“Rama ka filozofinë e shkatërrimit dhe tritolit”/ Neranxi
Nikollaq Neranxi

TIRANË- Biznesmeni i njohur, Nikollaq Neranxi i cili është njëherësh edhe Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Tregut të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me shembjen e “Prestige Resort” pasditen e sotme me tritol. Në rrjetet e tij sociale, ai ka publikuar pamjet nga shpërthimi me eksploziv, duke mos i kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama. Në postimin e tij, Neranxi bën thirrje për solidaritet për ngjarje të tilla.

“Instalimi i frikës dhe terrorit tek bizneset, është gjithashtu një qëllim i diabolikut që drejton vendin. Prandaj indiferenca e shoqërisë dhe mungesa e solidaritetit për ngjarje të tilla, do të thotë intensifikim i shkatërrimit, i terrorit dhe instalim i diktaturës afatgjatë”, thuhet ne reagimin e Neranxit.

REAGIMI I NERANXIT:

Kur sheh këto pamje, nuk ka nevojë të kërkojmë se cila është fabula që fshihet pas ngjarjes. Pak rëndësi ka ajo për ne. E rëndësishme është të kuptojmë që Kryeministri i vendit tonë, ka filozofinë e shkatërrimit dhe tritolit. Një investim privat, nuk është vetëm e pronarit, është edhe e atyre që punojnë aty dhe mbajnë familjet, është edhe e vendit, sepse vendi shkon përpara dhe zhvillohet nga sipërmarrjet private.

Instalimi i frikës dhe terrorit tek bizneset, është gjithashtu një qëllim i diabolikut që drejton vendin. Prandaj indiferenca e shoqërisë dhe mungesa e solidaritetit për ngjarje të tilla, do të thotë intensifikim i shkatërrimit, i terrorit dhe instalim i diktaturës afatgjatë.

Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Tregut të Shqipërisë.

President i “Neranxi Group”

Reagimi erdhi pasi Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere shembën me shpërthim të kontrolluar Prestige Resort. Në godinën me 7 kate, u hapën 730 furnela nga ku u montuan 70 kilogramë tritol si dhe 4 mijë metër linear fitil. Ky ishte kulmi i një aksioni të nisur 3 ditë më parë. Ndërkohë që një muaj më parë në këtë resort janë shembur edhe 2 pishina. Pronari i resortit Irfan Hysenbelli akuzon kryeministrin Edi Rama se po hakmerret ndaj tij.

nikollaq neranxi shembjet ne prestige resort

Sondazh

Poll