Pas Vatikanit, presidenti Begaj në udhëtim privat. Kush e ftoi? Kush i mbuloi shpenzimet...?
Ka disa dritë-hije që nuk u zbuluan kurrë edhe pse Dosja.al insistoi disa herë me pyetje drejtuar zyrës së shtypit të të parit të shtetit shqiptar.
VATIKAN- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Vatikan, ky zyrtarisht u njoftua se shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Armanda. Veç saj, delegacioni, sipas zyrës së shtypit të Presidencës, përbëhej edhe nga drejtori i Kabinetit Eduart Seitaj; sekretari i Përgjithshëm, Florian Kali dhe këshilltarja për Protokollin. Por ka disa dritë-hije që nuk u zbuluan kurrë edhe pse Dosja.al insistoi disa herë me pyetje drejtuar zyrës së shtypit të të parit të shtetit shqiptar. Ajo që na interesonte u zbulua nga mediat italiane. E jo një por disa shkruan për vizitën e presidentit duke zbuluar edhe një personazh që udhëtonte me të.

“Autoritetet shqiptare do të jenë të ftuar të Dr. Lorenzo Grassini dhe bashkëshortes së tij Dr. Nicoletta Cardin si miq personalë të grupit dhe në veçanti të Dr. Ilir Kulla, ish Sekretar i Shtetit dhe Këshilltar aktual i Presidentit. Ata do të qëndrojnë në Star Hotels përballë Piazza Salimbeni dhe pasdite do të vizitojnë sheshin e ndërtimit Buongoverno në Palazzo Comunale. Të ftuarit takuan kryebashkiakun Luigi De Mossi, më pas bënë një vizitë në kantierin e ndërtimit Buongoverno në Palazzo Comunale. Autoritetet shqiptare u ftuan në Siena nga kryebashkiaku Lorenzo Grassini dhe bashkëshortja e tij Nicoletta Cardin, dizajnere bizhuterish, si miq personalë të grupit dhe në veçanti të Kullës, ish-sekretare e shtetit dhe koordinatore e sigurisë së Rochelinvest.com. Kompani e drejtuar nga vetë Grassini. Autoritetet shqiptare kanë qëndruar në Star Hotels dhe kanë drekuar në restorantin 'Il Sasso' të Marco Cioni, duke lëvizur gjithmonë të shoqëruar nga shërbimi i sigurisë,”-shkruajnë mediat e huaja.

Detaje që nuk u dhanë në asnjë moment nga Presidenca. Lajmërohet që Begaj takoi kryebashkiakun e Siennës, Lorenzo Grassi, por nuk u sqarua kurrë nëse ishte private apo shtetërore. “Top Secret” është edhe fakti nëse udhëtimi dhe qëndrimi në Itali është bërë me shpenzime buxhetore apo private; kjo vizitë është paguar nga pronarët e argjendarisë, apo nga buxheti i shtetit?
Po ashtu, nuk është e qartë se çfarë interesi ka pasur kjo vizitë në Siena me familjen dhe stafin e presidentit Bajram Begaj. Përse duhet të takonin një argjendar, çfarë të mire i sjell kjo interesit publik?
Pjesërisht këto detaje sqarohen nga mediat italiane, por në Shqipëri mbahet goja e kyçur, gjë që shton edhe më shumë dyshimet. Nëse nuk ka asgjë për të fshehur, atëherë pse nuk tregohet! Pse nuk bëhet me dije se devijimi nga Vatikani në Sienna, ka qenë tërësisht privat nga ana e kreut të shtetit, me ftesë të biznesmenëve që kanë miq të këshilltarit të tij, Ilir Kulla. Udhëtimet dhe ekspediatat e presidentit në botë kanë pak rëndësi, deri në momentin që duhet pyetur: pagoi për udhëtimin dhe për akomodimin?
Sondazh
PD thirrje OSBE-ODHIR dhe KE-së, Garo: Ky sistem mafioz, ka thyer rëndë besimin e shqiptarëve te zgjedhjet
Floriana Garo TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka dhënë një deklaratë për medi...
Në garë për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti: Vota është zëri ynë në qeverisje
Ilir Alimehmeti TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti deklaron se vota është zëri i qytetarëve për qeverisje. Teksa ka ndarë fot...
Primaret e PD në Kuçovë/ Maliqi: Rivalja dha dorëheqjen se mendonte ishte e vetme në garë
Lefter Maliqi KUÇOVË- Në Kuçovë ka pasur largime nga gara për Primaret. Në një lidhje për Repor Tv, Lefter...
Kandidat për primaret e PD, Jul Deda: Unë votova, numrin 7 sigurisht...
Julian Deda TIRANË- Kandidati për Primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Julian Deda ka bërë të...
Primaret e PD/ Prençi denoncon: Socialistët po votojnë me emrin në listë, demokratëve iu shkruhet me dorë
Shemsi Prenci TIRANË- Kandidati i primareve të Partisë Demokratike në Kamëz, Shemsi Prençi deklaron se nuk do të ...
Bogdani: Votoni për të sjellë ndryshimin në Tiranë dhe gjithë vendin
Gerti Bogdani TIRANË- Gerti Bogdani, kandidat i primarëve të PD-së për kryeqytetin, tha se nga Tirana do nisë ndryshimi...
Pse SPAK s'po merr të pandehur Berishën dhe Ilir Metën? Rama zbut tonet: S'kanë faj, këto gjëra nuk bëhen me sustë
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbutur tonet ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Primaret në Kuçovë, tërhiqen nga gara të dy kandidatët
Votimi KUÇOVË- Kryetari i degës se Partisë Demokratike në Kuçovë, Myslim Haxhiu ka dhënë dorëheqjen, ...
Kandidat në Primaret, Deda: Sot është ditë feste për PD dhe ditë zie për Erion Veliajn
Julian Deda TIRANË- Një nga kandidatët e primareve për Bashkinë e Tiranës, Julian Deda, dha një mesazh për mediat p...
Primaret në PD, Shehu: Pjesëmarrje impresionuese në Gjirokastër, fitojmë bashkinë më 14 maj
Trita Shehu GJIROKASTËR- Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se ka pas...
