Aktualitet

Vrau babain me sëpatë, burg për Arjan Shahajn, djali pa pendesë: Më rrihte që 5 vjeç, më hipi në pemë!

5 Shtator 2019, 11:14 Nga DOSJA
Vrau babain me sëpatë, burg për Arjan Shahajn, djali pa

TIRANËMe kalimin e çështjes në dorën e Krimeve të Rënda, Arjan Shahaj, djali që vrau babain tri ditë më parë në fshatin Shalë në Memaliaj, ka dalë sot para togave të zeza. I veshur me një bluzë rozë, i vetmuar dhe pa pikë pendese, ishte kjo pamja e 35-vjeçarit në Gjykatë.

Gjatë seancës që u zhvillua sot, ai sërish nuk ka shfaqur pendesë për krimin dhe ka thënë se e ka vrarë të atin, pasi ky i fundit e kishte dhunuar qysh fëmijë dhe se i kishte kërkuar që të hipte në pemë.

“Po, unë e kam vrarë. Sherri nisi pasi babai më kërkoi të prisja drurë, por në pemë kishte grerëza. Babai i kishte alergji dhe më kërkoi mua që të hipja. Unë s’pranova dhe ai më qëlloi. Ai gjithnjë më ka qëlluar që 5 vjeç. Unë mora sëpatën dhe e godita”-, është shprehur i riu nga Memaliaj, i cili që prej arrestimit e ka ndryshuar disa herë versionin e sherrit që solli vdekjen e 77-vjeçarit Iljaz Shahaj në Memaliaj. 

Vrasja ndodhi paraditen e 2 shtatorit rreth orës 11:00 në fshatin Shalë në Memaliaj. Ilijaz Shahaj, 77 vjeç mbeti i vdekur pasi i biri e qëlloi 2 herë me sëpatë në kokë. Ai u gjet atje nga kryeplaku i fshatit, i cili njoftoi edhe policinë. Autori u arrestua në Levan, ku po largohej për të shkuar drejt Tiranës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan shahaj djali vret babain ilijaz shahaj vrasje ne memaliaj arjan shahaj djali vret babain ilijaz shahaj vrasje ne memaliaj

Sondazh

Poll