Aktualitet

Kërkoi zhvarrosjen e kufomës së gruas, provat e reja ‘fundosin’ Namik Velaj, si e vrau dhe e ‘zbukuroi’ për ritet mo

5 Shtator 2019, 09:47 Nga DOSJA
Kërkoi zhvarrosjen e kufomës së gruas, provat e reja

FIER- Një vit e gjysmë pas arrestimit, ‘fundoset’ bashkëshorti i Verke Velajt, Namik Velaj. 76-vjeçari është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në muajin janar 2017. Ai kërkoi zhvarrosjen e kufomës dhe ribërjen e ekspertizën, për të hedhur kështu poshtë dënimin e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Burime nga Gjykata e Krimeve të Rënda, i thanë Dosja.al se nga rizhvarrimi dhe ekspertiza e re që iu bë 74-vjeçares së vrarë, ka rezultuar se para se t’a vriste, Namik Velaj e kishte dhunuar gruan, duke i thyer krahun dhe qafën. Më pas ai e mbyti atë me litar. Dosja është depozituar në Apelin e Krimeve të Rënda ku pritet që të jepet vendimi final për Velajn.

Si ndodhi krimi makabër në familjen Velaj, në dijeni edhe kunata

Varke Velaj u vra në muajin janar 2017. 74-vjeçarja u deklarua se kishte ndërruar jetë natyralisht, pasi vuante nga hipertensioni dhe problemet me zemrën, por ishin dyshimet e vëllezërve të viktimës dhe kallëzimi në prokurori që zbuluan një krim makabër për motrën e tyre. Pas një viti hetimesh intensive dhe përgjime të familjarëve të viktimës, rezultoi se 74-vjeçarja Velaj ishte vrarë duke u mbytur me litar nga bashkëshorti i saj Namik Velaj.

Nga hetimet e udhëhequra nga Prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muci, rezultoi se Namik Velaj pasi e kishte mbytur me litar bashkëshorten, kishte kryer edhe të gjitha ritet duke e veshur dhe rregulluar për të kryer ceremoninë e varrimit. Pas vrasjes, ai ka njoftuar edhe mjekun e familjes dhe mjekun përgjegjës që duhet të firmoste kartelën e vdekjes, të cilët kanë vulosur krimin e 75 vjeçarit Namik Velaj.

Në dosjen e hetimit, thuhet se fillimisht kanë qenë të afërm të viktimës që gjatë ceremonisë së varrimit kanë konstatuar shenja të zeza mbytjeje në qafën e viktimës. Por teksa janë përpjekur për të zbuluar shenjat duke i hequr shallin që mbante në qafë, ka ndërhyrë autori i krimit duke u kërkuar që të mos e prekin shallin pasi e kishte amanet nga e bija.

Ky insistim nga ana e autorit për të mos e zbuluar trupin e viktimës ka ngjallur edhe më tek dyshimet e të vëllait të 74-vjeçares, Sami Muskaj, i cili tre ditë pas krimit të rëndë ka shkuar në Policinë e Fierit për të kryer kallëzimin. Pas përgjimeve, prokuroria zbuloi se në dijeni të krimit ishte edhe vëllai i autorit bashkë me të shoqen.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet namik velaj varke velaj vrasja e varke velajt namik velaj varke velaj vrasja e varke velajt

Sondazh

Poll