Aktualitet

Vrau shokun me thikë, arrestohet 22-vjeçari Fatjon Keta në Bulqizë

5 Shtator 2019, 09:32 Nga DOSJA
Vrau shokun me thikë, arrestohet 22-vjeçari Fatjon Keta në

BULQIZE– Policia e Shtetit ka arrestuar brenda një orë autorin e vrasjes së 20-vjeçarit, Arlind Pasha në Bulqizë. Fatjon Keta u arrestua teksa po tentonte të fshihej pas asaj që ndodhi mes tij dhe Pashës. 22-vjeçari Keta e kishte shok viktimën, dhe ende nuk janë zbardhur rrethanat e plota të aktit të rëndë.

NJOFTIMI I POLICISË

Kapet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes së ndodhur në Bulqizë. Policia e Bulqizës pas rreth 1.30 minuta në ndjekje të autorit, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të plagosjes me thikë të 21 vjeçarit i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital. Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, në qytetin e Ri Bulqizë kapi shtetasin F.K, 22 vjeç, banues në Bulqizë, i cili gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta plagosi me thikë me pasojë vdekjen shtetasin A.P, 21 vjeç, banues në Bulqizë.

Në Komisariatin e Policisë Bulqizë është shoqëruar për tu marrë në pyetje edhe vëllai i autorit të dyshuar , shtetasi E.K, i cili ka qenë prezent në konflikt gjatë ndodhjes së konfliktit. Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arlind pasha fatjon keta vrasje me thike ne bulqize arlind pasha fatjon keta vrasje me thike ne bulqize

Sondazh

Poll