Aktualitet

Sot shenjtërimi i Nënë Terezës, hapen themelet për ndërtimin e shkollës që do të mbajë emrin e saj në kryeqytet

5 Shtator 2019, 09:07 Nga DOSJA
Sot shenjtërimi i Nënë Terezës, hapen themelet për

TIRANË– 5 Shtatori, ditë e cila përkon me shenjtërimin e Nënë Terezës dhe kjo tashmë është një festë zyrtare.

Pikërisht sot kanë nisur punimet për ndërtimin e shkollës më të re në kryeqytet, e cila do të mbajë emrin “Nënë Tereza” dhe do t’iu shërbejë komunitetit të zonës. Kështu falë këtij investimi, nxënësit e zonës së Institutit Bujqësor nuk do të humbasin më kohë për të shkuar në shkollë, si dhe të eliminohet mësimi me dy turne në 4 shkolla 9-vjeçare të kësaj zone.

Kjo shkollë është konceptuar që pas orarit zyrtar të mësimit të funksionojë si një qendër komunitare, ku fëmijët mund të luajnë në fushën sportive, të përdorin bibliotekën dhe sallat moderne të studimit.

Shkolla “Nënë Tereza” është pjesë e programit për ndërtimin e 17 shkollave të reja në Tiranë që do të rrisin cilësinë e mësimdhënies në Tiranë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndertimi i shkolles shenjtërimi i nënë terezës shkolla nene tereza ndertimi i shkolles shenjtërimi i nënë terezës shkolla nene tereza

Sondazh

Poll