Aktualitet

FOTO/ Autori i vrasjes në Bulqizë dhunoi në mëngjes nënën dhe motrën, pse i dha fund miqësisë me Arlindin?

5 Shtator 2019, 09:21 Nga DOSJA
FOTO/ Autori i vrasjes në Bulqizë dhunoi në mëngjes

BULQIZE- Fatjon Keta, 22-vjeçari që po kërkohet sot nga Policia për vrasjen e shokut të tij, Arlind Pasha, dyshohet se mund të vuajë nga probleme të shëndetit mendor.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se i riu, ka dhunuar mëngjesin e sotëm, pak orë para vrasjes, motrën e tij dhe të ëmën.

Familja e kishte denoncuar atë disa herë në polici për dhunë, por më pas kishte tërhequr kallëzimin. Arlind Pasha dhe Fatjon Keta, ishin shokë me njëri-tjetrin.

Dy të rinjtë, kishin ndjekur të njëjtën shkollë në Bulqizë, ndërsa e paqartë është ende arsyeja që çoi në aktin e rëndë.

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Bulqizë, ku pas një sherri për motive të dobëta, Fatjon Keta vrau me thikë shokun e tij të fëmijërisë, Arlind Pashajn. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vrasje me thike ne bulqize vrasje me thike ne bulqize

Sondazh

Poll