Aktualitet

Shenjtërimi i Nënë Terezës, Imzot Frendo: Të lutemi për paqe

5 Shtator 2019, 09:56 Nga DOSJA
Shenjtërimi i Nënë Terezës, Imzot Frendo: Të lutemi

TIRANË– Në tre vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës është mbajtur një meshë në Katedralen “Shën Pali” të Tiranës. Drejtuesi i saj, Imzot Georgo Frendo ka dhënë një mesazh paqeje.

Ai shprehet se Shqipëria është duke përjetuar një situatë tensioni, teksa bën thirrje që të jemi më vëmendshëm ndaj nevojave të shoqërisë.

“Po përjetojmë një moment tensioni në Shqipëri.Të angazhohemi për Paqe. Le të lutemi për të gjithë ata që kanë përgjegjësi për gjendjen. Të jemi të vëmendshëm ndaj nevojave të shoqërisë. Të mos jemi indiferentë.Çfarë do na mësojë nëse vjen sot? Së pari besoj se ka një mesazh shumë të rëndësishëm për dinjitetin e gruas. Në personin e saj ne shohim dhe dinjitetin e gruas. Ky është një mesazh i rëndësishëm ku në disa mjedise shqiptare gruaja është bërë më shumë si shërbëtore sesa një njeri që ka dinjitetin e vet. Mesazhi i saj për botën e sotme të shohim dinjitetin e çdo njeri pavarësisht nga raca apo ngjyra”,u shpreh Imzot Georgo Frendo. 

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet imzot georgo frendo shenjtërimi i nënë terezës imzot georgo frendo shenjtërimi i nënë terezës

Sondazh

Poll