Sport

VIDEO/ Franca shkon në pushim me epërsi minimale ndaj Polonisë, Oliver Giroud shënuesi më i mirë i 'Bluve'…

Kanë përfunduar 45 minutat e para të ballafaqimit ndërmjet Francës dhe Polonisë me fitoren 1-0 për ‘blutë’.

4 Dhjetor 2022, 17:09 Nga DOSJA

VIDEO/ Franca shkon në pushim me epërsi minimale ndaj Polonisë,

KATAR - Ka përfunduar me fitoren minimale 1-0 pjesa e parë e takimit midis Francës dhe Polonisë. Në fakt, për disa nuanca të vogla, francezët u treguan më të mirë në fushë dhe më të rrezikshëm, sidomos me dyshen sulmuesi Mbappe-Giroud.

Ky i fundit gjeti golin në minutën e 44-t, duke i dhënë epërsinë skuadrës së Deschamps, ndërkohë që personalisht me 52 gola ka thyer rekordin e golashënuesve te Francës, duke e tejkaluar edhe legjendën Thiery Henry.

Fituesi i kësaj ndeshje do të shkojë në mesin e tetë skuadrave më të mira në Kupës së Botës që po zhvillohet në Katar dhe pjesa e parë ka ofruar lojë mjaftë cilësore, por vetëm një gol të shënuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll