Sport

Ronaldo i "pamëshirshëm" me Juventusin, i kërkon paratë e pandemisë!

Në vitin 2020, lojtarët e Juventusit njoftuan publikisht se po hiqnin dorë nga një pjesë e pagave të tyre për të ndihmuar klubin të kapërcejë krizën e shkaktuar nga pandemia. Por më 4 nëntor, Ronaldo përmes avokatit të tij i kërkoi Juventusit t'i paguante 19.9 milionë eurot që i kishte borxh, duke shtuar kështu plagët e drejtuesve dhe tifozëve të klubit torinez.

4 Dhjetor 2022, 15:15 Nga DOSJA
Ronaldo i "pamëshirshëm" me Juventusin, i kërkon

KATAR - Sikur të mos i mjaftojnë trazirat që ka sjellë rrokada në grupin e drejtimit të skuadrës, Juventusit i vjen edhe një faturë tjetër borxhesh. Cristiano Ronaldo i ka ish-skuadrës së tij t'i paguajë 20 milionë euro, nga të cilat kishte hequr dorë publikisht gjatë pandemisë së koronavirusit, raporton “Gazzetta dello Sport”.

Në vitin 2020, lojtarët e Juventusit njoftuan publikisht se po hiqnin dorë nga një pjesë e pagave të tyre për të ndihmuar klubin të kapërcejë krizën e shkaktuar nga pandemia.
Megjithatë, media italiane raporton se drejtuesit e Juventusit kanë rënë dakord fshehurazi me ta për pagesën e plotë, të cilën nuk do ta raportonin në federatë dhe as do ta tregojnë në raportet financiare.

Pikërisht kjo ishte pjesë e hetimit që këtë javë rezultoi me dorëheqjen e gjithë drejtuesve të Juventusit me në krye presidentin Andrea Agnelli.


Hetimi u zhvillua për një kohë të gjatë dhe kur pa se anija e Juventusit po fundosej dhe se do të zbulohej keqpërdorimi financiar, më 4 nëntor, Ronaldo përmes avokatit të tij i kërkoi Juventusit t'i paguante 19.9 milionë eurot që i kishte borxh, duke shtuar kështu plagët e drejtuesve dhe tifozëve të klubit torinez.
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll