Sport

‘Mbreti’ Pelé: "Jam i fortë dhe shumë i emocionuar. Kam besim të madh në Zot "…

Mesazh qetësues i legjendës braziliane përmes rrjeteve sociale

4 Dhjetor 2022, 15:45 Nga DOSJA

‘Mbreti’ Pelé: "Jam i fortë dhe shumë i

BRAZIL - Lajmi që ka mbërritur këtë të dielë nga Brazili është qetësues. Pelé donte të dërgonte një mesazh qetësie. Ai e ka bërë personalisht, përmes rrjeteve sociale dhe ka shfrytëzuar rastin të falënderojë gjithë punën e ekipit mjekësor që e trajton. Sigurisht, pa harruar Botërorin dhe ekipin e tij.

"Miqtë e mi, dua t'i mbaj të gjithë të qetë dhe pozitivë. Jam i fortë, shumë i emocionuar dhe vazhdoj trajtimin tim si gjithmonë. Dua të falënderoj të gjithë ekipin mjekësor për gjithë kujdesin që kam marrë. Kam besim të madh në Zot dhe çdo mesazhi i dashurisë që marr nga ju në të gjithë botën, më mban plot energji. Dhe shikoni Brazilin edhe në Botëror! Faleminderit shumë për gjithçka",- ka shkruar Pelé në rrjetet sociale.

Pikërisht, mesazhi i ish-lojtarit shoqëroi raportin mjekësor të lëshuar nga spitali Albert Einstein në Sao Paulo ku Pelé është shtruar që prej të martës së kaluar. Në qendrën spitalore sqarohet, se mbreti i futbollit po i nënshtrohet një rishikimi të trajtimit me kimioterapi për tumorin e zorrës së trashë që u zbulua në vitin 2021. “Ai vazhdon trajtimin dhe është i qëndrueshëm. Ka pasur një përgjigje të mirë ndaj kujdesit që ka marrë për infeksionin respirator dhe nuk ka paraqitur ndonjë përkeqësim në 24 orët e fundit”, thuhet në njoftim.

‘Mbreti’ Pelé: "Jam i fortë dhe shumë i

Të martën u ranë të gjitha alarmet kur u zbulua se Pelé , i cili ndodhet në një gjendje delikate shëndetësore, ishte shtruar në spital. Vajza e tij, po, ka raportuar shpejt përmes rrjeteve sociale, se babai i saj ishte në spital për të rregulluar mjekimin e tij dhe se nuk kishte urgjencë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll