Sport

Shuhet "ëndrra" Serbe, FIFA: "Xhaka bëri gjetje inteligjente..."

Pavarësisht dyshimeve, askush nuk mund ta dënojë dot, as Xhakën dhe as Jasharin. “The Sun” shkruan se FIFA ka pranuar arsyetimin e Xhakës pas ndeshjes se ishte një premtim i dhënë për shokun e ekipit te Zvicra se do të vishte fanellën e tij nëse do të fitonte.

4 Dhjetor 2022, 15:07 Nga DOSJA
Shuhet "ëndrra" Serbe, FIFA: "Xhaka bëri gjetje

KATAR - Më në fund një lajm i mirë për Zvicrën dhe për të gjithë shqiptarët, krysisht për kapitenin e përfaqësueses helvete, Granit Xhaka.

FIFA këtë herë në vend që të hetojë futbollistin me origjinë nga Kosova ka theksuar se gjetja e tij për fanellën me emrin Jashari, me të cilën festoi në mbyllje të takimit ku eliminuan sërish Serbinë nga Botërori, ishte vërtetë inteligjente!

Granit Xhaka kishte menduar një zgjedhje inteligjente për të goditur sërish serbët dhe për të kujtuar familjen legjendare Jashari nëpërmjet fanellës së shokut të ekipit
Pavarësisht dyshimeve, askush nuk mund ta dënojë dot, as Xhakën dhe as Jasharin. “The Sun” shkruan se FIFA ka pranuar arsyetimin e Xhakës pas ndeshjes se ishte një premtim i dhënë për shokun e ekipit te Zvicra se do të vishte fanellën e tij nëse do të fitonte.

Kështu që FIFA nuk mund ta dënojë për këtë. Serbët e quajtën provokim, por ndryshe nga katër vjet më parë teksa Graniti dhe Shaqiri u gjobitën, kësaj here shqiptarët janë treguar të zgjuar, përveçse kanë përcjellë mesazhe të forta me gjetjet e tyre.
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll