Aktualitet

4 mln euro mashtrim/ Zbardhet skema, në pranga biznesmenë ndërtimi dhe 2 ish-kandidatët e PD

5 Shtator 2019, 07:13 Nga DOSJA
4 mln euro mashtrim/ Zbardhet skema, në pranga biznesmenë

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar nga megaoperacioni antiinformalitet që është zhvilluar dje në mbrëmje dhe gjatë natës. Sipas informacioneve mësohet se aksioni është zhvilluar nga oficerët e Antikrimit Ekonomik në zbatim të urdhërarresteve të lëshuara nga Prokuroria e Tiranës.

Dosja.al mëson se gjatë aksionin janë zhvilluar kontrolle banesash dhe nurmi i të arrestuarve është rritur. Në aksion janë përfshirë edhe strukturat e Drejtorisë së Tatimeve, që kishin denoncuar disa prej rasteve të fshehjes së faturave tatimore, që kapin shifrën e 4 milionë eurove. Policia në njotimin e saj zyrtar ka bërë me dije dhe skemën e mashtrimit, ku sipas saj janë përfituar, “në total në vlerën 182.677.020 lekë me TVSH 25.704.243 lekë të reja”. Po ashtu blutë e Tiranës bëjnë me dije se të arrestuar janë 15 biznesmenë, kryesisht në fushën e ndërtimit. 

EMRAT E TË ARRESTUARVE

Besnik Pelivani, Ilia Dimo, Haxhi Sala, Fatmir Firi, Shkëlqim Prodani, Ardian Bejko, Shpresa Joanidhi, Mhill Ndreca, P. B, Vangjush Mbirce, Astrit Lala, Rabi Kurti, Riza Roshi, V.K. dhe Rrapo Baduni.

KOMPANITË QË ZOTËROJNË

Besnik Pelivani zotëron kompaninë A.B.BE. Sipas prezantimit në QRK shkruhet se aktiviteti i saj është “Të gjitha llojet e projektimeve dhe punimeve të ndërtimit të parashikuara për t’u licensuar nga Ministria e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit. Ndërtime civile, industriale, turistike, bujqësore”.

Fatmir Fili është pronar i kompanisë ARB & TRANS 2010.

Haxhi Sala pronar i kompanisë ‘LEKSI SECURITY’. Ka aktivitet për “Ruajtjen e objekteve dhe institucioneve publike dhe private, sigurimin fizik, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të shtetesave vendas dhe të huaj, instalim dhe përdorim i sinjalistikës të radioalarmit dhe pajisjeve të tjera të vëzhgimit”.

Astrit Lala është ortak i kompanisë ‘LEKSI SECURITY 1’. Ka aktivitet në “Ruajtjen e objekteve dhe institicioneve publike dhe private, sigurimin fizik, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të shtetasve vendas dhe të huaj, istalim dhe përdorim i sinjalistikës të radioalarmit dhe pajisjeve të tjera të vëzhgimit”

Shpresa Joanidha rezulton të jetë ortake në “SHPRESA” SHPK, kompani që operon në fushën e ndërtimit, linjë transporti urbani, kateringu si dhe kompani që tregton sisteme kamerash, sisteme alarmi, sisteme aksesi, komunikim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen biznesmenet ne tirane astrit lala haxhi sala mashtrimi me tvsh shpresa joanidhi arrestohen biznesmenet ne tirane astrit lala haxhi sala mashtrimi me tvsh shpresa joanidhi

Sondazh

Poll