Aktualitet

Sherr me thika mes dy shokëve në Bulqizë, vdes nga plagët 20-vjeçari, autori sot dhunoi edhe nënën e motrën (FOTO)

5 Shtator 2019, 08:20 Nga DOSJA
Sherr me thika mes dy shokëve në Bulqizë, vdes nga plagët

BULQIZE- Një sherr për motive banale i ka marrë jetën një 20-vjeçari në Bulqizë. Viktima është Arlind Pasha, 20 vjeç, i cili është konfliktuar me 22-vjeçarin Fatjon Keta. Dy të rinjtë kanë qenë shokë me njëri-tjetrin, mëson Dosja.al dhe janë rritur bashkë.

Ata janë takuar mëngjesin e sotëm, ku janë konfliktuar verbalisht e më pas sherri mes dy të rinjve ka degjeneruar në gjuajtje fizike, e ata më pas kanë nxjerrë thikat. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. Në përleshje  e sipër, Keta e ka goditur Pashajn me thikë disa herë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Në këtë moment, ai është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes,  ndërsa i riu është transportuar në spitalin e Bulqizës, ku ka humbur edhe jetën. Fatjon Keta, është arrestuar nga policia një orë pas krimit në zonën e njohur si Bulqizë e Re.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arlind pasha fatjon keta vrasje me thike ne bulqize arlind pasha fatjon keta vrasje me thike ne bulqize

Sondazh

Poll