Aktualitet

Akuzohet se është pjesë e skemës së mashtrimit, kush janë bizneset e Haxhi Salajt

5 Shtator 2019, 07:55 Nga DOSJA
Akuzohet se është pjesë e skemës së mashtrimit, kush

TIRANË- Një prej biznesmenëve të arrestuar në Tiranë, në kuadër të megaoperacionit të zhvilluar nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve është dhe Haxhi Salaj.

Sipas Qendrës kombëtare të Bisnesit me emrin e tij dalin tre subjekte tregëtare, një Fast Food, një pasticeri dhe një kompani policie private.

“LEKSI SECURITY”, është kompania e cila dyshohet si e përfshirë në skemën me mashtrimin me TVSH-në.

Në ekstraktin e QRK-së thuhet se kjo kompani merret me “Ruajtjen e objekteve dhe institucioneve publike dhe private, sigurimin fizik, mbrojtjen e jetes dhe shendetit te shtetesave vendas dhe te huaj, instalim dhe perdorim i sinjalistikes te radioalarmit dhe paisjeve te paisjeve te tjera te vezhgimit”.

Policia e Tiranës gjatë natës ka zhvilluar një operacion të gjerë, ku kanë rënë në pranga disa biznesmenë. Sipas Policisë, ata ishin përfshirë në një skemë mashtrimi dhe anti-informaliteti me anë të TVSH-së. Burime nga Policia bëjnë me dije se dëmi i shkaktuar është rreth 4 milionë euro.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen biznesmenet ne tirane haxhi sala leksi security arrestohen biznesmenet ne tirane haxhi sala leksi security

Sondazh

Poll