Aktualitet

U arrestua si pjesë e grupit të biznesmenëve, ish kandidate për deputete e PD dhe ortake në Shpresa Al

5 Shtator 2019, 07:34 Nga DOSJA
U arrestua si pjesë e grupit të biznesmenëve, ish kandidate

TIRANË- Një prej emrave që kanë rënë në prangat e policisë është dhe Shpresa Joanidhi. Ajo akuzohet se me anë të bizneseve të saj, ka qenë pjesë e mashtrimit me TVSH-në.

Joanidhi përveç se është biznesmene, është dhe ish-kandidate për deputete nga listat e PD. Ajo ka qenë pjesë e listës shumëemërore të partisë Demokratike për zgjedhje e vitit 2009 në qarkun e Gjirokastrës.

Po ashtu ajo rezulton dhe si ortake në subjekti “SHPRESA” SHPK që operon në fushën e ndërtimit, linjë transporti urbani, kateringu si dhe kompani që tregton sisteme kamerash, sisteme alarmi, sisteme aksesi, komunikim.

Policia e Tiranës gjatë natës ka zhvilluar një operacion të gjerë, ku kanë rënë në pranga disa biznesmenë. Sipas Policisë, ata ishin përfshirë në një skemë mashtrimi dhe anti-informaliteti me anë të TVSH-së. Burime nga Policia bëjnë me dije se dëmi i shkaktuar është rreth 4 milionë euro.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen biznesmenet ne tirane arrestohet kandidatja e pd shpresa joanidhi arrestohen biznesmenet ne tirane arrestohet kandidatja e pd shpresa joanidhi

Sondazh

Poll