Aktualitet

“Të japë dorëheqjen”, Down Sindrome Albania nuk mjaftohet me ndjesën e Murrizit

5 Shtator 2019, 06:35 Nga DOSJA
“Të japë dorëheqjen”, Down Sindrome Albania nuk

TIRANË- Fondacioni “Down Syndrome Albania”, nuk është mjaftuar me ndjesën publike të deputetit Myslim Murrizi. Në një deklaratë për mediat ky fondacion shkruan se si përfaqësues i komunitetit të personave me sindromën Down dhe i prindërve të tyre, e shikon si detyrë dhe përgjegjësi të saj të reagojë mbi gjuhën diskriminuese të përdorur nga Myslim Murrizi, në profilin e tij në facebook.

Brahim Myftaraj pse ashtu e kupton ti si intelektual??? O pika qe nuk ju bie. Pse kjo ndrikulla eshte problemi apo rama, damiani, beqa, kajmaku valdrini??? Ik qerohu se me vjen te vjelle kur shoh qe nje daun komenton ne fb tim”, ka qenë ky komenti në Facebook, i Murrzit që ka shkaktuar debate.

Sipas këtij fondacioni gjykohet se gjuha e përdorur nga deputeti është një praktikë e dëmshme kundrejt komunitetit të personave me aftësi të kufizuara dhe specifikisht personat me sindromën Down dhe familjarëve të tyre pasi nxit diskriminim, urretjen, promovon stereotipet dhe prek dinjitetin e tyre dhe të familjarëve të tyre.

Dhe pse deputeti në një konferecnë për mediat shprehu ndjesën Fondacioni Doën Syndrome Albania po organizon peticion me qëllim që Murrizi të kërkojë falje publike si dhe të japë dorëheqjen nga pozicioni i tij si nënkryetar dhe deputet i Republikës së Shqipërisë.

Në fund fondacioni fton të bashkohen që të përçojmë mesazhin që ne si shtetas të këtij vendi dënojme çdo gjuhë që sjell urretje apo prek dhe dëmton dinjitetin dhe moralin e personave me sindromën Down apo aftësi të tjera të kufizuara si dhe familjarëve të tyre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet down syndrome albania mysim murrizi protesta e sindromes down protesta kunder murrizit down syndrome albania mysim murrizi protesta e sindromes down protesta kunder murrizit

Sondazh

Poll