Aktualitet

Me bustin e Naim Frashërit te koka, Moikom Zeqo lufton me sëmundjen e rëndë në QSUT

5 Shtator 2019, 05:28 Nga DOSJA
Me bustin e Naim Frashërit te koka, Moikom Zeqo lufton me sëmundjen e

Tiranë- Moikom Zeqo, akademiku i njohur prej 5 javësh ndodhet në pavionin  e hematologjisë në  QSUT. Ai vuan nga sëmundja e leuçemisë dhe gjendja e tij shëndetësore kohët e fundit është rënduar.

Një detaj që nuk duhet të lëmë mënjanë është se Zeqo në spital, pranë vetes  mban bustin e Naim Frashërit, të cilin e ka punuar tek studioja e tij.

Koleksionistja Luljeta Dano ka publikuar një foto, ku akademiku është i shtruar ndërsa mban te koka bustin e Naim Frashërit.

Nisur nga fakti që lajmi i shtrimit të tij në spital u bë publik në media, gjatë këtyre ditëve akademiku ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm vizitash nga njerëz të njohur e të panjohur.

Kush është Moikom Zeqo?

Ai është autori i 62 librave me poezi dhe studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenarësh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, sërbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë.  Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetëra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet busti i naim frashërit moikom zeqo moikom zeqo në qsut busti i naim frashërit moikom zeqo moikom zeqo në qsut

Sondazh

Poll