Art&Argëtim

"Në cilin shtet u bë shtetase?"/ Dua Lipa në kuizin e BBC-së, ja sa përgjigje ishin të sakta

Vihet re se deri tani, 18% janë përgjigjur për Kosovën dhe 11% për Bosnjen. Përgjigja e saktë ishte Shqipëria. 

2 Dhjetor 2022, 12:07 Nga a.l
"Në cilin shtet u bë shtetase?"/ Dua Lipa në kuizin e
Dua Lipa

SHBA- Këngëtarja me famë botërorë, Dua Lipa që i ka dhënë jehonë Shqipërisë me suksesin e saj, është bërë pjesë e kuizi-it të përjavshëm nga media e huaj BBC. Jo më kot BBC ka përzgjedhur pikërisht Lipën, pasi ylli i "New Rules" ka qenë në qendër të vëmendjes pas koncertit të organizuar në Tiranë, i fundit për turin e albumit të ri "Future Nostalgia", ku theu rekord për pjesëmrrjan e 200.000 personave që ndoqën koncertin e saj madhështor, në Sheshin Skënderbej.  

Pyetja e bërë nga BBC është: “Këngëtares britanike Dua Lipa i është dhënë nënshtetësia e cilit shtet tjetër, për promovimin e tij përmes muzikës dhe famës së saj?

"Në cilin shtet u bë shtetase?"/ Dua Lipa në kuizin e
Kuizi nga BBC

Vihet re se deri tani, 18% janë përgjigjur për Kosovën dhe 11% për Bosnjen. Përgjigja e saktë ishte Shqipëria. 

Një yll i muzikës botërore tashmë, Dua Lipa lindi në Londër në 22 gusht 1995 në një familje shqiptare nga Kosova. Ajo u shkollua mes Londrës dhe Prishtinës, ku familja e saj u vendos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Talenti i lindur dhe përkushtimi për botën e muzikës dhe artit e ndihmoi të ngjiste me guxim dhe vendosmëri shkallët e karrierës artistike që në moshë të re. Tashmë ajo numëron shumë çmime e vlerësime për kontributin e saj në muzikë dhe art, përfshi këtu edhe tre çmime Grammy./Dosja.al

dua lipa

Sondazh

Poll