Art&Argëtim

Sukses pas suksesi/ Tre 'yjet' shqiptare klasifikohen në top listën e këngëve më të dëgjuara të vitit

Të enjten u prezantuan 10 këngët më të dëgjuara të vitit të zhanrit dance/eletronic.

2 Dhjetor 2022, 07:12 Nga a.l
Sukses pas suksesi/ Tre 'yjet' shqiptare klasifikohen në top
Dua, Bebe, Ava

SHBA- Ndonëse një vend  i vogël, Shqipëria njihet tashmë gjerësisht në Evropë kjo falë edhe suksesve të jashtëzakonshme në të gjithë botën të këngëtareve me gjak Shqiptar, të cilat e kanë treguar me krenari prejardhjen e tyre. S'kishte si të ishte ndryshe edhe këtë herë, yjet Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max janë klasifikuar në top listën e artisteve me disa këngë që janë votuar si më të dëgjuarat të vitit. Billboard ka filluar me publikimin e top-listave zyrtare për 10 këngët më të dëgjuara të zhanreve të ndryshme. Dje u prezantuan 10 këngët më të dëgjuara të vitit të zhanrit dance/eletronic.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by billboard (@billboard)

Në krye të listës ishte Dua Lipa me këngën e saj “Cold Heart (PNAU Remix)”, në bashkëpunim me këngëtarin legjendar Elton John. Pjesë e top-listës janë edhe dy shqiptare të tjera: Bebe Rexha dhe Ava Max.

Sukses pas suksesi/ Tre 'yjet' shqiptare klasifikohen në top
Dua Lipa

Ndërsa siç shihet edhe në tabelë, Ava Max ndodhet në vendin e katër me këngën “The Motto”, të cilën e ka në bashkëpunim me DJ-in e famshëm ndërkombëtar, Tiesto.

Sukses pas suksesi/ Tre 'yjet' shqiptare klasifikohen në top
Ava Max

Ndërkohë, në vendin e shtatë ndodhet e renditur Bebe Rexha për hitin e saj “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan.

Sukses pas suksesi/ Tre 'yjet' shqiptare klasifikohen në top
Bebe Rexha dhe David Guetta

Hitet e tyre numërojnë miliona klikime në youtube, teksa jemi në pritje të projekteve të tjera muzikore të cilat gjithashtu do të shfaqen në listën e Billboard i cili është llogaritësi më i madh i hiteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Dosja.al

dua lipa rita ora ava max

Sondazh

Poll