Art&Argëtim

Aktori u gjet i vdekur në rrugën Bronx, policia arreston 35-vjeçarin, akuzohet për fshehjen e kufomës

Shkaku i vdekjes së tij mbetet i panjohur, por të dhënat paraprake flasin për një mbidozë droge

2 Dhjetor 2022, 08:02 Nga A.B
Aktori u gjet i vdekur në rrugën Bronx, policia arreston
Frank Vallelonga Jr

SHBA- Aktori Frank Vallelonga Jr u ​​gjet i vdekur në Bronx. Trupi i aktorit 60-vjeçar u gjet jashtë një fabrike llamarine mwngjesin e sw hwnws.

Shkaku i vdekjes së tij është ende i panjohur, por gjetjet paraprake tregojnë për një mbidozë droge, thanë burime policore për New York Post.

Aktori është djali i ‘Tony Lip’ të cilin e luante Viggo Mortensen në filmin ‘Green Book’. Viktima luajti edhe në filmin fitues të Oskarit, duke luajtur rolin e xhaxhait të tij, Rudy Vallelonga.

Autoritetet arrestuan 35-vjeçarin Steven Smith, i cili akuzohet për fshehjen e një kufome në lidhje me vdekjen e Frank Vallelonga Jr.

frank vallelonga jr

Sondazh

Poll